Ballina SHOWBIZ Bën jetë luksoze me shampanja dhe jahte, menaxheri i VIP-ave zbulon çfarë...

Bën jetë luksoze me shampanja dhe jahte, menaxheri i VIP-ave zbulon çfarë fshihet pas saj

9
0
SHPËRNDAJE

Ai është kthyer në një personazh të njohur në vendin tonë duke qenë se menaxhon disa këngëtar të njohur. Xhani Demika, ose i njohur ndryshe si menaxheri i VIP-ave ka marrë vëmendjen e të gjithëve edhe për shkak të fotove të ndryshme që publikon në profilin e tij në Instagram, ku bie në sy jeta luksoze e mbushur me udhëtime të ndryshme, jahte dhe shampanja nëpër lokale të njohura.

I ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ me Rudina Dembacaj, Xhani është pyetur se si ja del që hedh foto çdo ditë me shampanja të shtrenjta, duke qenë se artistët që menaxhon nuk paguhen shumë.

Ai ka zbuluar se pas postimeve në Instagram në fakt fshihet reklamimi dhe marketingu, pasi nuk paguan asgjë për udhëtimet dhe shërbimet që merr dhe në të shumtat e rasteve shampanjat paguhen nga lokali.

“Instagrami dhe Facebook janë mënyra më e mirë e reklamimit. Është marketing. Realja është që nuk i paguaj asnjëherë. Mi sjellin lokalet shampanjat, më qërasin”, ka rrëfyer ai.