Ballina SHOWBIZ Pasi u zbulua pakti i babait të Meghan Markle me fotografët, flet...

Pasi u zbulua pakti i babait të Meghan Markle me fotografët, flet e motra: Është faji im!

13
0
SHPËRNDAJE

Gjysmë motra e Meghan Markle tha për një instervistë së fundi se babai i saj i ‘organizoi’ fotot me paparacët vetëm për të mirën e familjes mbretërore, që ata të mos grumbulloheshin para dasmës.

Samantha Markle ka pohuar se ishte ideja e saj që i ati,Thomas Markle të fotografohej në një seri të xhirimeve të dasmës mbretërore, në vendin ku ai jeton në Meksikë , duke përfshirë surfing dhe momentin ku ai matej për një kostum.

Por ajo pretendon se e gjitha ishte për të portretizuar atë dhe çiftin Harry dhe Meghan, në një dritë “pozitive” përpara se ai të shoqëronte vajzën e tij në St George’s Chapel, Windsor, të shtunën.

“Daily Mail” zbuloi se fotografitë e bëra me bashkëpunimin e tij, janë shitur për 100,000 dollarë, por Samantha këmbëngul se nuk është bërë për para.

Samantha tha : “Unë jam tërësisht fajtore. I thashë atij që t’i tregonte botës “Po vij në formë dhe po vij shëndetshëm”, kështu që e sugjerova për fotot.

Kur u pyet nëse babai i saj ishte paguar, ajo tha: ‘Nuk ishte i motivuar nga paratë’.

Më pas ajo shtoi: ‘Nuk kam asnjë ide nëse ai është paguar, por nëse do të ishte paguar do ishte një gjë e vogël. Ata nuk paguajnë aq shumë. ‘

Samantha gjithashtu zbuloi se herën e fundit që kishte folur me Meghan ishte në vitin 2015, por po përpiqej të kuptonte pse ajo dhe të afërmit e tjerë nuk ishin të ftuar në dasmë.

Ajo tregoi gjithashtu për “ITV’s Loose Women”: ‘Unë nuk e marr personalisht. Ne dëshirojmë më të mirën për të “, duke shtuar se aftësia e kufizuar e saj do ta kishte bërë të vështirë të fluturonte deri në Londër, kështu që ajo do ta shikonte në TV ngjarjen e madhe.