Ballina SPORTI SHQIPTAR Deklarata e çuditshme e Partizanit: E patë, ne nuk tolerojmë!

Deklarata e çuditshme e Partizanit: E patë, ne nuk tolerojmë!

12
0
SHPËRNDAJE

Zakonisht duhet të bëjë bujë lëshimi në lojë e rezultat, por në Shqipëri jemi mësuar me shfaqje të pështira në fushë e jashtë saj, ndaj u dashka që të brohorasim e të festojmë kur një ekip luan ndershëm.

Partizani sot ka dalë me një deklaratë për shtyp që nuk ka aspak kuptim dhe nuk merret vesh kujt i drejtohet. Në të falënderohen tifozët, por nga ana tjetër kritikohen ata tifozë që kanë sulmuar lojtarët verbalist, si dhe u jepet një përgjigje skeptikëve që aludonin për një tolerim të ndeshjes ndaj ekipit të Vllaznisë.

Normalisht, për të qenë në të njëjtën linjë, një deklaratë të tillë Partizani duhej ta nxirrte edhe pas Partizani-Teuta, ku për 90 minuta na u duk se luante Partizani kundër Barcelonës. Nëse sot ka falënderim për tifozët e kuq, ditën pas Teutës pse të mos dilte ndonjë deklaratë ku të kërkohej falje?