Ballina Blog

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Gjermanisë: Të ekstradohet Arbër Çekaj!

0

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar këtë të hënë zyrtarisht ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierin e së cilës u zbuluan 613 kg kokainë.

Mësohet se Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka nisur sot autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradimin e Çekajt, i cili është dënuar me “arrest me burg” në mungesë.

Çekaj, dyshohet si porositësi i ngarkesës prej 613 kilogram kokainë të pastër nga Kolumbia, dhe jo në pak raste është cilësuar nga Ambasada Amerikane si “peshk i madh”.

The post Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Gjermanisë: Të ekstradohet Arbër Çekaj! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Berisha denoncon: Ju tregoj kush ishte sot 2 orë në shtëpinë e Tahirit

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimet e tij këtë të hënë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dje ish-ministrin ka shkuar ta vizitojë në shtëpi, Gaz Demi, Presidenti i ekipit të Partizanit.

Sipas ish-Kryeministrit, me vendimin e gjykatës për ta lënë Tahirin në “arrest shtëpie”, Edi Rama ka dërguar Gaz Demin që të flasë me ish-ministrin.

Postimi i plotë:

Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!

Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.

Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.

Tema e bisedimeve ishte:

Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali

Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit

Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit

Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!

Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb

The post Berisha denoncon: Ju tregoj kush ishte sot 2 orë në shtëpinë e Tahirit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Hani mana të zi! Ja vlerat ushqyese që ka

0

Për të shëruar diabetin me ndihmën e manit të zi përgatitni çaj sipas recetës të cilën mund ta lexoni në vijim.

Mani i zi është shumë i shëndetshëm, i shijshëm dhe i dobishëm në shumë mënyra. Mani i zi mund të jetë zëvendësim natyral i sheqerit.

Është ushqim i shëndetshëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët shtëpiake.

Frytet e pjekura dhe aromatike ngjyrë vjollcë të errët hahen të freskëta, të përpunuara apo të thara. Të thara mund të zëvendësojnë sheqerin dhe për këtë shkak bluhen dhe përdoren si shtojcë për gatimin e ëmbëlsirave.

Shërbejnë edhe për përpunimin e lëngjeve, kompostove, xhelatinës, shurupit dhe produkteve të tjera të ngjashme. Nga lëngjet e kulluara përftohet shurupi i cili të rikujton mjaltin.

Në mjekësinë popullore frytet e freskëta të papjekura jepen kundër diarresë, ndërkaq të pjekurat si laksativ i butë.

Lëngu i manit të zi është antiseptik dhe jepet për kollitje më të lehtë, kundër djersitjes dhe lagies, si edhe për shpëlarje të fytit kur keni inflamacion dhe shpëlarje të gavrës së gojës.

The post Hani mana të zi! Ja vlerat ushqyese që ka appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Keni kriza në çift? Kujdes se si flini!

0

Arsyet e krizës në çift mund të jenë të shumta de shpesh lidhjet kalojnë momente të vështira, ku flitet dhe qeshet më pak, ndërsa grindjet janë më të shumta.

Ka disa të dhëna të tjera, të cilat bëjnë të kuptohet nëse një çift po kalon një moment krize dhe kjo ka të bëjë me mënyrën se si flihet. Terapeutja e çifteve dhe seksologia britanike, Kate Taylor i ka shpjeguar për “The Sun”. E dimë që çiftet në momentet më të lumtura flenë të përqafuar, një veprim instiktiv, romantik dhe sensual në të njëjtën kohë. Kur gjumi ndodh në pozicione të tjera, do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Më poshtë gjeni situatat anormale dhe zgjidhjet sipas rastit.

Mos i ktheni kurrizin partnerit- Kjo mënyrë të fjeturi tregon një lloj mbylljeje në raport me partnerin/en, e cila mund të lidhet me një sërë arsyesh, që nga mungesa e dëshirës për të bërë seks, deri tek shmangia për t’u përballur me problemet. Këshilla e Kate Taylor, është që të flini fytyrë më fytyrë, duke tentuar të krijoni situata intime dhe romantike, si për shembull përqafimi dhe kryqëzimi i duarve apo i këmbëve. Një tjetër këshillë e ekspertes është që telefonat të rrinë larg krevatit.

Distanca në shtrat- Një tjetër e dhënë që flet për krizë në çift, është kur dy partnerët flenë me një farë distance nga njëri tjetri. Edhe në këtë rast, distanca fizike tregojnë se diçka nuk shkon.

“Kontakti fizik është i domosdoshëm, fjetja përqafuar shkakton çlirimin e një hormoni të rëndësishëm për lumturinë si oksitocina”, shpjegon Taylor.

Sinkronizoni oraret- Një tjetër e dhënë, e cila në pamje të parë duket se nuk ka rëndësi, janë oraret. Nëse njëri nga partnerët zgjohet herët e tjetri shumë vonë, kjo distancë mund të rritet edhe në intimitet. Zgjidhja e vetme në këtë rast është modifikimi i orareve nga të dy partnerët, aty ku është e mundur, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë bashkë në shtrat (dhe jo vetëm të flenë).

The post Keni kriza në çift? Kujdes se si flini! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Provat që “fundosën” Tahirin/ Takimi me Artan Habilajn në Greqi dhe dëshmia e Elona Gjebreas

0

Kur kanë kaluar dy ditë nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion, detaje të reja dalin në dritë, ndërsa zbulohen disa nga provat e reja.

Burime thanë se Gjykata për Krimet e Rënda u bazua për të dhënë ‘arrest shtëpie’ tek dy letër-porositë, njëra nga Greqia, dhe tjetra nga Italia, që pretendohet se përmbajnë prova të reja.

Po ashtu burimet raportojnë se pikë kyçe ngelet edhe dëshmia e dhënë nga ish-zv/ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea si dhe shoferi i tij Gentian Ceka.

Mësohet se në letërporosinë e Greqisë flitet për faktin se ish-ministri Saimir Tahiri ka takuar dy herë Artan Habilajn, (kushëri i tij) në një hotel në shtetin helen gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

VENDIMI I GJYKATËS PËR TAHIRIN
Gjykata për Krimet e Rënda u bazua në një vendim prej 33 faqesh teksa mori masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri. Në këtë dokument flitet për lëvizjet e Tahirit në gjatë 2015-2017, kohë kur ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes. Burime për ‘BalkanWeb’ raportojnë se dëshmia e Elona Gjebreas mbetet pikë kyçe për hetimet, ndërsa ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.

“Deklarime të shtetases Elona Hoxha (Gjebrea) aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhënë në datë 01. 12. 2017, para prokurorit të çështjes, të dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”. Në tërësinë e deklarimeve, deklaruesja njoftoi për pushimet e familjes së Saimir në Greqi javën e parë të Gushtit 2014, ndërsa nuk njoftoi mënyrën se si udhëtuan nga Saranda në Korfuz (në vajtje), për drejtuesin e mjetin me të cilën udhëtuan vajzat e saj me prindërit e Saimirit (në vajtje) dhe për mënyrën sesi automjetet e tyre të kthimin mbërritën në Greqi.

Sipas deklarueses, në javën e parë Gusht 2014, së bashku me bashkëshorten, Arian Hoxha, shkoi me pushime në Korifuz, Greqi dhe, më pas, në Lefkadha, Greqi. Për të shkuar në Greqi udhëtoi së bashku me bashkëshortin drejt Sarandës, me mjetin e punës. Në Sarandë u takuan me Saimir Tahirn. Ministër i Brendshëm në atë kohë, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij. Së bashku udhëtuan në drejtim të Greqisë, duke dalë nga Pika Kufitare Porti Sarandë dhe qëndruan një natë në Korfuz. Të nesërmen shkuan në Lefkadha ku qëndruan gjashtë ditë në një shtëpi të marrë me qira. Në katin e parë qëndroi ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Livia dhe Fiona dhe në katin e dytë Saimiri se bashku me familjen. Për mbërritjen e vajzave në Greqi, kishin përpiluar paraprakisht një deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës autorizonin Znj. Luiza Tahiri (nënë e Saimir Tahirit).”, thuhet në një pjesë të vendimit.

Burimi: BalkanWeb

The post Provat që “fundosën” Tahirin/ Takimi me Artan Habilajn në Greqi dhe dëshmia e Elona Gjebreas appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lidhja me Tahirin dhe Habilajt, zbardhet dëshmia e oficerit të policisë në Prokurori…

0

Vendimi, me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Në dokumentin e bërë publik pjesërisht nga Report Tv pasditen e sotme, janë arritur që të zbulohen më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, në kohën kur ai ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes së tij. Në vendimin e plotë në një pjesë të tij është dhe dëshmia e një oficeri policie, i cili deklaron se me Tahirin është takuar prej skafit të tij, ndërsa gjatë punës ai ka njohur dhe Habiljat.


Pjesë nga vendimi i gjykatës
Deklarime të shtetasit Naim Brahiamaj, aktualisht punonjës policie me detyrën inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Durrës, dhënë më datë 26.04.2018, para prokurorit të çështjes dokumentuar në Porcevrabal “Për marrjen e të dhënave ëpr personat që kanë dijeni për veprën penale. Në tërësi deklaruesi njoftoi për angazhimin e tij mbi kërkesën e Saimir Tahirit në funksionin e Ministrit të Brendshëm, për rregullimin e skafit, të përdorur nga ky i fundit gjatë pushimeve në Greqi, në Gusht 2014 si dhe, për angazhimin më pas, në dërgimin e skafit në Itali për servis dhe kthimin e këtij të fundit përsëri në Sqhipëri.
Sipas deklaruesit, gjatë karrierës së tij kur punoi në Vlorë, me detyrën e ndihmës specialist të forcave speciale, shofer dhe komandant skafi, pranë Repartit “Delta Force”; gjatë kësaj kohe dhe në vazhdimësi njohu Artan Habijal, Moisi Habilaj dhe Aurel Konakçiun.

The post Lidhja me Tahirin dhe Habilajt, zbardhet dëshmia e oficerit të policisë në Prokurori… appeared first on Hapur.

Samiti në Bullgari/ “Mbështetje të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit, por jo anëtarësim“

0


Evropianët do të përpiqen të krijojnë një marrëdhënie të re me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë një samiti të enjten, në 17 maj në Bullgari, por që rrezikon të kalojë nën hije nga debatet mbi sfidat diplomatike në BE dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Takimi i liderëve evropianë me homologët e tyre nga gjashtë vende: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova ka si qëllim krijimin e lidhjeve të ngushta me rajonin, ku Rusia është duke u përpjekur për të zgjeruar ndikimin e saj.
Por fillimisht vendet anëtare do të diskutojnë mes tyre, të mërkurën mbrëma në 16 maj në Sofje, për vendimin e SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin si dhe vendosja e tarifave të reja ndaj importeve të aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Europian.
Ndërsa përkeqësimi i marrëdhënieve transatlantike është shqetësuese, e ardhmja e asaj me Ballkanin është gjithashtu vendimtare për kontinentin e vjetër.
“Ballkani ka nevojë në mënyrë dramatike për një perspektivë evropiane, përndryshe ne do të shikojmë të gjitha problemet që kemi përjetuar gjatë 90-së, flas për luftërat e përgjakshme në rajon” paralajmëroi të premten, në 11 maj Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Brukseli tani propozon që shtetet anëtare të bien dakord të hapin zyrtarisht negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për të shpërblyer përparimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nga ana tjetër, opinionet e Komisionit për Bosnjë-Hercegovinën dhe veçanërisht Kosovën janë më pak pozitive. Në veçanti, BE është e shqetësuar për pengesat e vazhdueshme në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Çështja e Kosovës është veçanërisht e ndërlikuar. Pesë nga vendet anëtare të BE, (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania) nuk e njohin pavarësinë.

Më në përgjithësi, disa vende, përfshirë Francën, refuzojnë të pranojnë shumë shpejt hyrjet e reja në BE nga vendet e Ballkanit.
Në projekt-konkluzionet e samitit, siç mëson AFP, shkruhet se shtetet anëtare të BE-së ritheksojnë për “mbështetje të qartë të perspektivës evropiane” për vendet e Ballkanit, por ata me kujdes kanë shmangur përdorimin e fjalëve “anëtarësim” ose “zgjerim“.
Teksti thekson nevojën për përmirësimin e “lidhjes” përmes investimeve në infrastrukturën e transportit në veçanti, arsim dhe shkëmbimeve kulturore duke forcuar lidhjet për përballimin e “sfidave të përbashkëta” të tilla si “siguria dhe emigrimi”. gsh.al

The post Samiti në Bullgari/ “Mbështetje të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit, por jo anëtarësim“ appeared first on Hapur.

Emina Cunmulaj sapo na mahniti të gjithëve, zbulon koleksionin e mrekulleshëm të këpucëve

0

Supermodelja Emina Cunmulaj ndan gjithmonë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ momente nga përditshmëria. Ajo është në pritje të fëmijës së dytë, por vazhdon të jetë po aq e bukur dhe me klas. Emina padyshim njihet për stilin e veçantë në zgjedhjen e veshjeve dhe dashurinë për modën. Ditën e sotme ajo ka treguar një pjesë të koleksionit të saj të këpucëve. Taka me ngjyra, klasiket të kombinueshme me çdo gjë ose vetëm me diçka, gjithcka keni dëshiruar është aty.

Emina zbulon edhe një detaj tjetër, mesa duket ajo nuk i reziston blerjes së këpucëve dimërore në verë. Këtë e ka zbuluar duke ndarë një video me një palë çizme të zeza. Gjithashtu në garderobën e saj tashmë janë shtuar edhe 1 palë sandale dhe një palë shapka verore që çdonjëra nga ne do të donte t’i kishte.

Zbulohen shpenzimet marramendëse të dasmës së Princ Harry dhe Meghan Markel! Ajo do të kushtojë…

0

Dasmat kushtojnë, por kur bëhet fjalë për një dasmë mbretërore shpenzimet arrijnë në nivele të tjera. Ekspertët britanikë kanë bërë një llogaritje të shpenzimeve të dasmës se Princ Harry dhe Meghan Markel dhe vlera e saj është plot 32 milionë paund.

Kompania e planifikimit të dasmës “Bridebook” ka llogaritur koston duke filluar me lulet, ushqimin, argëtimin, veshjet, make-up, shpenzimet e sigurisë, muajin e mjaltit etj.

Dasma, e cila do mbahet më 19 maj në kështjellën “Windsor” pritet të jetë në listën e 10 dasmave më të shtrenjta.

Fatura e dasmës së Harry pritet të jetë më e madhe se ajo e të vëllait, princit William. Dasma e këtij të fundit kushtoi 20 milionë paund.

Disa nga shpenzimet e dasmës mbretërore:

Kateringu, 286 mijë paund

Pritja zyrtare e drekës për mysafirët e shtetit dhe darka për familjen dhe miqtë pritet të kushtojë 286 mijë paund.

Pijet, 193 mijë paund

Vetëm pijet për të ftuarit llogaritet që të kushtojnë 193 mijë paund. Thuhet se disa nga pijet do merren në qilarët e pallatit mbretëror.

Fustani, 300 mijë paund

Të gjithë sytë do jenë mbi të dhe sigurisht që fustani kryesor do jetë madhështor. Nuk dihet saktësisht vlera e tij, por fustani kryesor do të ketë edhe koston më të lartë. Afërsisht është llogaritur që fustanet e saj të kushtojnë 300 mijë paund.

Muzika 300 mijë paund

Thuhet se në dasmën mbretërore do të performojnë, Spice Girls, Elton John, Chris Martin si dhe shoqja e Meghan, Rihanna.

Shpenzimet do të shkojnë edhe për muzikën e kishës.

Siguria është një element mjaft i rëndësishëm dhe shpenzimet më të mëdha do të jenë për këtë çështje. Fakti që dasma nuk është në qendër të Londrës kërkon më tepër angazhim nga forcat e sigurisë, pasi edhe pjesëmarrja e publikut do të jetë e madhe.

Shpenzime të tjera janë për ftesat, dekorimin, trumbetat, fotografitë, unazat e martesës, veshjet e dhëndrit, argëtimi, muaji i mjaltit, transporti, tarifa e kishës, lulet. Të gjitha në total, sipas ekspertëve kapin vlerën e 32 milionë paund.

Ermali i “NGRIN” gjakun Amit me këtë VIDEO me Joelin: Qyqa, çfarë po i bën çunit…

0

Moderatori Ermal Mamaqi dhe familja e tij duket se e po shijojnë pafund qëndrimin e tyre në Vienë.
Në publikimet e tij në rrjete sociale, Ermali ka treguar shpesh lojërat që bën me djalin e tij Joelin. Këtë herë ai publikuar një video në të cilën e ka në krahë Joelin dhe duket sikur e rrëzon.

Krahas videos ai ka shkruar: “Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 “Qyqa Çuni” dhe 1 “Pa merak”. Faleminderit,”-përfundon Ermali në rrjete sociale. Prej pak kohësh Ami dhe Ermali janë bekuar edhe nga ardhja e vogëlushes Sia.

Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 "Qyqa Çuni" dhe 1 "Pa merak". Faleminderit. 😂

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

10 fakte që nuk i dinit për Pablo Escobar-in

0

Që nga hipopotamët e tij të përkëdhelur dhe deri te detajet e errëta të vdekjes së tij, zbulohen fakte magjepsëse rreth Pablo Escobarit, zotërisë së drogës më të frikshëm të historisë.

Në pronat e tij ekstravagante në Puerto Triunfo, Escobar ndërtoi gjithashtu një kopsht zoologjik privat, të mbushur me hipopotamë, gjirafa, elefantë dhe kafshë të tjera. Hipopotamët jetojnë atje edhe sot e kësaj ditë.

Escobar është përgjegjës për vrasjen e rreth 4,000 personave, duke përfshirë rreth 200 gjyqtarë dhe 1,000 policë, gazetarë dhe zyrtarë qeveritarë.

Në vitet 1980, aleanca e Medellinit me Escobarin, ishte përgjegjës për 80 për qind të kokainës që u dërgua në Shtetet e Bashkuara.

Para se të hynte në tregun e drogës, Escobar shiste gurë varresh të vjedhur për kontrabandistët dhe ishte gjithashtu në biznesin e vjedhjes së makinave.

Në vitin 1976, 27-vjeçari Pablo Escobar u martua me Maria Victoria Henao Vellejo, e cila atëherë ishte vetëm 15 vjeç.

Ndërsa familja Escobar ishte duke e mbajtur të fshehur, vajza e Pablo, Manuela, u sëmur. Për ta mbajtur atë të ngrohtë, Escobari dogji rreth dy milionë dollarë.

Në një përpjekje për të ndryshuar ligjet e ekstradimit, Escobar ofroi të paguante borxhin e Kolumbisë – rreth 10 miliardë dollarë.

Në fund të viteve 1980, autoritetet kolumbiane sekuestruan disa pjesë të flotës së madhe të Escobarit, ku përfshiheshin 142 aeroplanë, 20 helikopterë, 32 jahte dhe 141 shtëpi dhe zyra.

Ndër pasuritë që autoritetet gjetën në shtëpinë e Escobarit, ishte një përkthim spanjoll i librit “Fuqia e të menduarit pozitivisht”.

Pavarësisht marrëdhënieve të tij të tmerrshme me qeverinë, Escobar financoi një numër të madh programesh për të ndihmuar banorët e varfër të Kolumbisë. Ai i dha para kishave dhe spitaleve, ndërtoi parqe dhe stadiume futbolli./Bota.al

“Vëllai” i Xhafajt dhe pushteti familjar i Sali Berishës

0

Nga Mero Baze

Ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste po vihet në shënjestër, pas pretendimeve ende të paverifikuara, rreth një bisede të vëllait të tij me një të panjohur, të cilin PD e përshkruan si trafikant hashashi. Kaseta kërkon ekspertizë të menjëhershme nga Prokuroria dhe zbulim të rrethanave në të cilën është kryer, për të kuptuar të vërtetën, dhe për ta ndarë atë nga spekulimi apo montimi i mundshëm. Në formën si është paraqitur, nuk ka ndonjë lidhje logjike të asaj që pretendohet, por për këtë duhet të flasë sa më shpejt Prokuroria dhe ekspertiza ligjore.

Përtej kësaj, fokusimi i sulmeve nga Partia Demokratike tek Fatmir Xhafaj, duke mos mundur të gjejnë asnjë fakt nga veprimtaria e vet si ministër, tregon se vendi ka ministrin e duhur të Brendshëm.

Rasti i sulmeve ndaj Fatmir Xhafajt, në fakt duhet të shërbejë për të vendosur një standart për pasojat e zyrtarëve të lartë në pushtet apo politikë, lidhur me përgjegjësitë që ata kanë në kryerjen e detyrës në raport me rrethin e afërt familjar.

Nuk jam partizan i shkëputjes së përgjegjësisë, nëse një i afërt i yti ka përdorur pushtetin, apo pozitën tënde, për të përfituar apo kryer veprimtari të tjera të paligjshme.

Rasti më flagrant janë fëmijët e Sali Berishës. E bija e tij, përdori pozitën e babait si kryeministër dhe në një kontratë të ofruar prej saj për një biznesmen të huaj, i kërkonte tre milionë euro nëse babai kryeministër, firmoste koncesionin që kërkonte ai në Porto Romano. Është me fakte të qarta, me email-e origjinale të pranuara nga të dy palët dhe e pa ndëshkuar ende.

I biri i Sali Berishës ka përdorur pushtetin e babait të tij kryeministër, për të lobuar një kontratë biznesi që rezultoi vdekjeprurëse për 26 qytetarë. Ka prova të qarta, siç është faksi i dërguar nga zyra e ministrit të Drejtësisë, që i raporton djalit, kopjen e opinionit të Ministrisë për VKM-në që po përgatitej, janë 40 takimet e tij në muaj me Fatmir Mediun, që ishte kontraktori, dhe biseda pikëlluese me Mihal Delijorgjin, 25 minuta pas shpërthimit, është rrethi i ngushtë familjar i punësuar në atë biznes si garantë të tij etj. Historitë e tij vazhdojnë me privatizimin e OSHE, me sekserin Nue Kalaj, i cili garanton drejtorët e mëdhenj të CEZ, se nëse djali ka fol me babin kryeministër (Berishën) për hallin e tyre, dhe ata pas takimit me Berishën, do të takojnë babain. Dhe bëhet fjalë për rreht 60 milionë dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Është prova më e qartë e dokumentuar ndonjëherë për konfliktin e interesit në shtetin shqiptar, pasi është provuar nga axhenda e Berishës, se takimi është kryer siç e përshkruan emaili dhe çmimi i energjisë ndryshoi si e deshën ata.

Kjo listë vazhdon dhe me shumë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të afërmit e të cilëve shfaqen shpesh si njerëz që përdorin pushtetin e njerëzve të tyre.

Pra, në këtë vend duhet vendosur një standart për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lartë me familjarët e tyre.

Vendosja e këtij standarti deri tani është penguar me dhunë nga Sali Berisha. Ai i ka vënë zjarrin shtetit për të mos ju ndëshkuar djali, vajza dhe rrethi i tij familjar, të përfshirë në çdo aferë të ndyrë në këtë vend. E vetmja meritë e tij është se ai për herë të parë ndërtoi një pushtet të familjes së tij në Shqipëri, dhe tani mendon se çdokush në Shqipëri qeveris doemos me familjen, siç qeveriste ai. E ndjen këtë tek obsesioni qe ka për të bërë Olsi Ramën personazh në çdo ngjarje në Shqipëri, apo për të gjetur vëllezër, motra apo kushërinj pushtetarësh në çdo aferë.

Nga ky obsesion nuk shpëtoi as Fatmir Xhafaj. Por deri tani, jo vetëm që nuk kemi asnjë provë, por jemi para disa fakteve konfuze, që më shumë dëshmojnë se PD ka problem të madh Fatmir Xhafajn, se sa ndonjë problem real të Fatmir Xhafajt.

Deri më sot në detyrën e tij si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pasur gjithë mbështetjen e opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, si një profesionist dhe njeri i ligjit. Ai ka rezultate të prekshme në betejën kundër trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri dhe është sjellë si njeri i lirë në detyrën e tij.

Ajo që ka nevojë vendi, nuk është të krijojë precedentin e dorëheqjes bazuar mbi thashetheme, por përdorimin e shtetit ligjor për të ndarë baltën nga e vërteta.

Ato që thuhen në selinë e SHQUP, duhet të mbeten në selinë e SHQUP, derisa të flasë Prokuroria. Pas saj, nëse do të vendosim një standart për këtë histori, se çfarë përgjegjësie kanë pushtetarët për motrat, vëllezërit, djemtë e vajzat e tyre, duhet ta fillojmë aty ku ka nisur. Po tek SHQUP!

Lajmet e fundit te postuar