Ballina Blog Faqe 1455

Befason Adelina, shfaqet e pa depiluar (Foto)

0

Befason Adelina, shfaqet e pa depiluar (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri ka postuar një foto.Ajo duket pa grim dhe me ka ekspozuar gjoksin
Aq e hapur sa ishte bluza asaj mund ti shihni edhe pjesën e ndërsjetullave.Adelina nuk qenka kujdesur për qimet e tepërta.Herën tjetër, kujdes Adelinë!

Bregu kandidate për të drejtuar PD-në. Ish- ministrja flet për garën

0

Bregu kandidate për të drejtuar PD-në. Ish- ministrja flet për garën

sh-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu tha sot në “Zonë e Lirë” se ajo nuk do të jetë kandidate për kreun e PD-së
“Do mbështesë kandidatin që do të sfidojë Bashën në të vërtetë dhe të jetë një emër i dalë nga kritikët e Bashës dhe jo një i vendosur sa për një garë farsë.

Unë vet nuk do të kandidoj. Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë flisja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi”, tha Bregu

Meta: Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit

0

Meta: Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit

Gjatë një takimi në qytetin e Durrësit ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Meta shprehu falënderimet e tij për votuesit, ndërsa u shpreh se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit

Mirëpo, Presidenti i zgjedhur tha se e vërteta e zgjedhjeve do të zbardhet shumë shpejt. “Falënderojmë votuesit e LSI-së. Mirënjohje të gjithëve ata në Durrës dhe Shqipëri që votuan LSI-në.

Shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 Qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Jam krenar që kam punuar me ju”, tha ai.

Propozimi surprizë i Edi Ramës

0

Propozimi surprizë i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme për postimin e një dite më parë në profilin e tij në ‘Facebook’, ku kërkonte sugjerime për mënyrën e qeverisjes në katër vitet e ardhshme.
Rama shprehet i kënaqur nga reagimi i komentuesve, dhe për këtë njofton se do të ndërtojë një platformë dixhitale, ku për çdo reformë do të kërkojë mendimin e qytetarëve.

Statusi i plotë:

PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM

Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm

Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative. Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju

Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”. E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku

Marrëveshja me Ramën dhe listat sollën humbjen e PD

0

"Marrëveshja me Ramën dhe listat sollën humbjen e PD"

Për Endira Bushatin, anëtare e Kryesisë së PD, dy ishin arsye kryesore pse forca politike që ajo përfaqëson humbi thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
E ftuar e intervistën e mbrëmjes në Ora News, Bushati tha se e para lidhet me marrëveshjen Rama-Basha dhe e dyta listat për deputetë.

Për marrëveshjen ajo tha se rezultoi të ishte fillimi i humbjes së PD.

Bushati: Kam qenë mbështetëse e zotit Basha deri në momentin e marrëveshjes me Ramën. Marrëveshja qe diçka që u përceptua negativisht nga elektorati i djathtë. Ne ndoshta nuk reflektuam në kohën e duhur, por tani që analizojmë marrëveshja Rama-Basha ka shumë problematika. Dy persona që janë Kryeministri dhe sfidanti për Kryeministër nuk mund të mbyllen 5 orë vetëm për vetëm në një dhomë dhe të dalin me një tekst që thjesht prezantohet në media. Në botën demokratike nuk ka marrëveshje mes dy personave. Ka pasur marrëveshje dhe Berisha me Nanon por kishte një ose dy përfaqësues të tjerë. Pjesmarrja e personave të tretë garanton transparencën dhe është një garanci që dy persona nuk mund të bien në një pazar për të ndarë diçka në të ardhmen. Marrëveshja Rama-Basha ka qenë fillimi i asaj humbje kastrofale, dërmuese që pësoi PD. Shkaku marrëveshja e para dhe lista e dyta.

Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë, Bushati e konsideroi si një akt personal të Lulzim Bashës dhe sipas saj ishte antistatutore.

Bushati: Problemi i listave është problem tjetër, gjithmonë ngjallin debate.Kur merresh me politikë nuk është turp të thuash që ke dhe ambicie politike. Personalisht mund të isha dhe mund të mos isha në listë, për shkak jo shumë të meritokracisë.Lista është përfaqësuese e një force politike, sa kohë ky sistem zgjedhor ka 12 qarqe, çdo qark ka një listë përfaqësimi që mundëson një zgjidhje optimale përfaqësimi midis faktorëve të ndryshëm, shoqërore, gjeografikë, politikë, personave me peshë. Mund të mos jesh në listë për arsye që nuk ka të bëjë me cilësitë e tua por përfaqësimin në atë qark. Personalisht nuk kam qefmbetje për listat. Por edhe gjithë ne firmëtarët mund të ishim, mund të mos ishim në lista.Por thelbi i çështjes është se lista është listë personale, është e bërë në shkeljes së statutit, vendimarrjes së forumevve drejtuese, një kosto që e mori Basha. Në orën 1 të natës doli dhe tha kjo është lista fituese. Ne heshtëm. PD nuk është partie një njeriu, por e anëtarësisë.Ne do ja ‘falnim’ nëse me këtë listë do të arrinte fitoren. Do merrte qoftë dhe një deputet më shumë se në 2013. Lista fituese mori 200 mijë vota më pak sesa rezultati më i keq i PD, 2013.

Bushati komentoi edhe pozicionimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në debatin brenda selisë blu.

Bushati: Berisha më shume se një herë ka thënë që nuk kam gisht në listat fituese, është opozita e Lulzim Bashës, kryetari i PD është Lulzim Basha. Statusi i Berishës në fb ka tre pika kryesore: Analizë në anëtarësi, bashkim dhe jo përçarje.Zgjedhje me urgjencë duke mos respektuar rregullat e lojës, duke mos garantuar një proces të hapur dhe të rregullt nuk e sigurojnë as analizën dhe as bashkimin. Vetëm një pakt me anëtarësinë të ndërgjegjshëm pse kemi humbur, duke nxjerrë përgjegjësitë e gjithësesilit nga ne dhe duke marrë përsipër që procesi të jetë transparent dhe demokratik mund ta ngrinte Lulzim Bashën në staturën e një lideri qoftë edhe po të fitonte. Nëse fiton përmes këtij procesi të gjithë ata që sot kërkojnë dorëheqjen apo edhe hedhin akuza akoma dhe më të rënda për Bashën duhet të heshtin.Por vetëm përmes një gare të barabartë dhe transparente.

Kritike anëtarja e Kryesisë së PD u shpreh dhe për mënyrën sesi lideri demokrat artikuloi problemet e kanabisit dhe krimit në fushatë, për të cilat tha se Basha foli vetëm në javën e fundit.

Llatasit dhe Taleskës u konfiskohen edhe pasaportat

0

Llatasit dhe Taleskës u konfiskohen edhe pasaportat
Gazetarët e TV Sitell, Dragan Pavlloviq-Llatas dhe Ivona Taleska nuk do të paraburgosen, ashtu siç kërkoi Prokuroria Speciale Publike për fshehje tatimi por ndaj tyre do të shqiptohet masë e përkujdesit.
Makfax mëson se që të dy do të duhet të paraqiten në gjykatën më të afërt, për të konfirmuar prezencën në vend.

Masa e përkujdesit për të dy do të thotë edhe konfiskim të pasaportave me qëllim që mos të mund të largohen nga shteti në periudhë të caktuar. Llatas dhe Taleska hetohen në rastin ”Total” ku janë të shënjestruar nga PSP për fshehje tatimi me kompanitë e marketingut nëpërmjet të cilave kanë marrë reklama shtetërore.

Përveç Llatas dhe Taleska, masë përkujdesi kanë fituar edhe të përfshirët në rastin ”Tortura”.

Penalja gjithashtu ka vendosur se për asnjë rast nuk do të ketë pranim të masës paraburgim.

Gjykata Penale njofton se për rastet tjera për të cilat PSP ka ngritur aktakuza, publiku do të njoftohet me kohë gjatë ditës së nesërme (1 korrik).

Gjykata Penale vendos: Nuk ka paraburgim për asnjë të akuzuar!

0

Gjykata Penale vendos: Nuk ka paraburgim për asnjë të akuzuar!

Gjykata Penale ka sjellë vendime megjithatë raportohet se për asnjërin nga të akuzuarit nuk është sjellë vendim për paraburgim.
Alsat mëson se disa nga të akuzuarit duhet të paraqiten çdo të hëne në gjykatë, disave u është marrë pasaporta dhe masa të tjera të ngjashme, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë masë për paraburgim. Nga ana tjetër PSP-ja në çdo moment pritet deri tek Gjykata Penale të dërgoj edhe informatat shtesë për dy raste.

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup sonte përmes një njoftimi informon se ka sjell vendim për caktimin e masave të sigurisë për 5 lëndë dhe atë: “Tifani”, Trevnik, Total, Tortura dhe Titanik.

Sa I përket rastit “Tifani”, për të dyshuarën Ivona Taleska nën dyshimin se ka kryer vepër penale fshehje tatimi është caktuar masa e kujdesit dhe e akuzuara çdo të hëne të fillim muajit duhet të paraqitet në Gjykatë dhe përkohësisht I është marrë pasaporta. Të njëjtat masa I janë shqiptuar edhe të dyshuarit Dragan Pavloviq Latas për rastin Total.

Ndërkohë që është hedhur poshtë edhe kërkesa për paraburgim për zyrtarët e lartë të BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Më poshtë renditen të gjitha vendimet e Penales:

Rasti “Tifani”, masa kujdesi kundër personit I.T për dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale, evazion fiskal.

Rasti “Trevnik”, masa për kujdesi për personat Z.P dhe S.P për dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale, ndërtim pa ligjshëm.

Rasti “Total”, kundër personit P.D.L masa për kujdesi, marrja e pasaportës.

Rasti “Titanik”, kundër personit E.A për dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale shkatrrimin e materialeve zgjedhore, hidhet si i pabazë.

Rasti “Tortura”, rasti kundër personave, I.A, N.S, F.A, P.M, J.B, dhe M.Sh për dyshim të bazuar se kanë kryer vepër penale, torturë dhe veprime të tjera kundër ligjigjit, të pandehurit I.A i caktohen masa për kujdesi, detyrim paraqitje çdo të enjte pranë gjygjit, kurse të tjerve masa për kujdesi me detyrim paraqitje çdo të premte pranë gjyqit.

Lëvizja Besa premton se do të mbështesë procesin reformues në vend

0

Lëvizja Besa premton se do të mbështesë procesin reformues në vend

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes BESA, Biall Kasami dhe deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.
Në takim, përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, kryeministrin Zoran Zaev e kanë uruar për detyrën e kryeministrit të Maqedonisë. Kryetari i Lëvizjes BESA, Biall Kasami, ka njoftuar se partia që ai drejton do të mbështes procesin reformues të vendit i cili është shumë i rëndësishëm për integrimet evro-atlantike të Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja BESA, siç është njoftuar do ti mbështes të gjitha zgjidhjet e çështjeve të rëndësishme që janë me interes për qytetarët. Konstatim i përbashkët nga ky takim është se çështjet e tilla duhet të jenë prioritet për çdo subjekt relevant në vend.

Kryeministri Zaev ka theksuar se qëndrimi konstruktiv i Lëvizjes BESA për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët dhe më të mirë për vendin dhe qytetarët e saj është i mirëseardhur dhe shumë domethënës.

Trump dhe Erdogan bisedë telefonike për krizën e Gjirit Persik

0

Trump dhe Erdogan bisedë telefonike për krizën e Gjirit Persik

Presidenti Donald Trump zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me konfliktin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe, që disa e quajnë si krizën më të rëndë të Gjirit arab në vitet e fundit.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se zoti Trump dhe zoti Erdogan biseduan rreth gjetjes së zgjidhjes për mosmarrëveshjen “ndërsa siguruan se të gjitha vendet do të punojnë së bashku për të ndaluar financimet terroriste dhe luftuar ideologjinë ekstremiste”.

Turqia ka qenë përkrahëse e Katarit, lidhjet e së cilës me disa nga fqinjët e saj të Gjirit dhe të Arabisë u ndërprenë pasi Katari u akuzua për financim të terrorizmit dhe nxitje të paqëndrueshmërisë rajonale.

Por Katari i mohon akuzat.

Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë lidhjet me Katarin./VOA

Tërmet jashtë brigjeve të Ekuadorit

0

Tërmet jashtë brigjeve të Ekuadorit

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jashtë brigjeve të Ekuadorit, duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë duke vrapuar.
Autoritetet thonë se nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale, transmeton portali arbresh.info.

Shërbimi Gjeologjik Amerika thënë se dridhjet kishin një magnitudë preliminare prej 6.5 dhe ishte rreth 30 kilometra në verilindje të Bahia de Caraquez.

Tërmeti ndodhi rreth 7 kilometra nën sipërfaqen e Tokës.

Francë, Marine Le Pen akuzohet zyrtarisht për shpërdorim fondesh

0

Francë, Marine Le Pen akuzohet zyrtarisht për shpërdorim fondesh

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është akuzuar edhe formalisht në kuadër të skandalit të shpërdorimit të fondeve të Parlamentit Europian.
Akuzat janë bërë të ditura nga hetuesit francezë, që kanë hapur edhe një çështje gjyqësore. Parlamenti Europian dyshon se rreth 5 milionë euro kanë shkuar për ndihmësit e Le Pen në Frontin Nacional, të cilët nuk punonin për europarlamentarët, por ishin të angazhuar thjesht me punët e partisë në Francë.

Fronti Nacional i ka hedhur poshtë, gjithsesi, pretendimet.

Le Pen, 48 vjeç, ka mohuar gjithashtu të ketë kryer ndonjë shkelje ligjore, e tha se çështja në fjalë është e motivuar politikisht. Pagesat e dyshimta, që janë bërë nga viti 2012 e në vazhdim, prekin kryetaren e ekstremit të djathtë, si dhe eurodeputetë të tjerë të Frontit Nacional.

Pretendimet u ngritën fillimisht më 27 prill, përpara raundit të dytë të votimit për presidencialet franceze. Le Pen u mposht në mënyrë bindëse nga Emmanuel Macron, me 66% të votave kundrejt 34% të sajat. Megjithatë, ajo fitoi sërish një vend si deputete në Parlamentin francez, në zgjedhjet për legjislativin.

Le Pen ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve mbi këtë çështje gjatë fushatës, por tha se do të bashkëpunonte pas raundit përfundimtar të presidencialeve. Akovati i saj tha se Marine është marrë në pyetje nga magjistratët në Paris, dhe se “siç pritej, është vendosur nën hetim zyrtar penal”.

Në pesë ditët e ardhshme temperaturat mbërrijnë në 35 gradë

0

Në pesë ditët e ardhshme temperaturat mbërrijnë në 35 gradë

Mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së diele do të mbajë mot më vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit herë – herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s.

Lajmet e fundit te postuar