Ballina Blog Faqe 2

Salah e pranon: Nuk jam akoma në nivelin e Messit dhe Ronaldos

0

Mohamed Salah këmbëngul se nuk mund të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pasi duhet të vazhdojë në lartësinë e këtij sezoni për një periudhe të zgjatur prej disa vitesh. Salah ka qenë në formë të pabesueshme në sezonin 2017-2018, duke shënuar 32 gola në vetëm 36 paraqitje të bëra në Premier League. Ai ka vendosur kështu një rekord të ri për shumën e golave ​​të shënuar në një edicion prej 38 lojërash.

Sulmuesi egjiptian ka fituar një mori çmimesh, gjithashtu, duke përmendur “Këpucën e Artë” në Angli. Forma e tillë sportive ka çuar në krahasime të tij me superstarët e Barcelonës dhe Real Madridit, me njërin prej të cilëve do të përballet së shpejti në finalen e Ligës së Kampioneve, kur “Reds” të sfidojnë “Los Blancos” në Kiev të Ukrainës.

Sidoqoftë, Salah është këmbëngul se ai ende nuk e ka arritur nivelin e ikonave të La Liga-s. “Aspak, – tha Salah sot, kur u pyet nëse ishte i shqetësuar nga krahasimet. – Por, nuk dua të them se unë jam i kënaqur me këto lloj krahasimesh, sepse secili prej tyre ka qenë në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vite.

Niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm. Megjithatë, kam nevojë për ta ruajtur nivelin tim të lartë për shumë sezone. Shpresoj se mund ta bëj këtë. Definitivisht, Messi dhe Ronaldo janë lojtarë të mëdhenj”.

Argjentinasi i Barcelonës ka shënuar 45 gola në të gjitha garat, këtë sezon, ndërsa portugezi i Real Madridit 43 gola. Salah, ndërkohë, ka grumbulluar 44 gola në emër të tij. Ndërkombëtari i Egjiptit, që do të konkurrojë në Kupën e Botës së Rusisë, kësaj vere, është i lidhur me një “dalje” të mundshme nga “Anfield”.

Përkundër këtyre thashethemeve të merkatos, Salah përsëriti se është i lumtur te Liverpool, pasi ka sugjeruar më parë se është i fokusuar te qëndrimi në klubin e njohur anglez. “Gjithçka që mund të them është se jam i lumtur të qëndroj këtu. Jam përshtatur me atmosferën mbizotëruese. Po e përfundoj sezonin në mënyrë perfekte”, – saktësoi egjiptiani, kur u pyet nëse do të qëndronte klubin aktual.(Telesport)

Horror në Greqi, shqiptarja vret dhe hedh në plehra foshnjën e saj

0

Dy gra me origjinë shqiptare, por me dokumente greke, janë arrestuar në Athinë për rastin e një foshnje të gjetur të vdekur koshat e plehrave në Shkurt të vitit të kaluar.

Sipas mediave greke është arrestuar vajza 19-vjeçare dhe e ëma e saj 54-vjeçare. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se foshnja e hedhur në koshat e plehrave ishte sjellë në jetë nga 19-vjeçarja. Ajo pranoi ngjarjen dhe tha se ishte shtatzani e padëshiruar. Kurse mamaja e saj 54-vjeçare u arrestua si bashkëpunëtore në krim. Të dy gratë u identifikuan nga policia përmes ADN-së së gjetur në vendin e ngjarjes.

19-vjeçarja i tha policisë se me babain e foshnjes ishte njohur përmes rrjetit social Facebook. Sipas saj, fëmija lindi pa dëshirën e tyre. 19-vjeçarja njoftoi të ëmën se kishte mbetur shtatzënë kur ishte në muajin e shtatë. Të dyja e mbajtën të fshehtë dhe këtë gjë e justifikuan me shtim në peshë. Sipas mediave greke, 19-vjeçarja shqiptare lindi në vaskë në apartamentin e saj me ndihmën e mamasë. Pas lindjes, 19-vjeçarja i vendosi letër në gojë foshnjes për të mos u dëgjuar të qarat dhe pastaj i kërkoi ndihmë 54-vjeçares për të mbytur fëmijën.

Në arsyetimin e saj para hetuesve, 19-vjeçarja tha: “Kam humbur babain 6 vjet më parë dhe jeton me nënën dhe vëllain. Deri në vitin 2016 kemi qëndruar në Limno. Prej andej erdha në Athinë sepse isha njohur me një djalë nga Shqipëria që quhej Jorgo. Kishim marrëdhënie prej një viti. Shpejt e kuptuam që mbeta shtatëzënë dhe vendosëm që të abortoja sepse isha e vogël dhe prindërit donin që të mos qëndroja me atë njeri. Ai (Jorgo) më qëllonte, sillej keq sepse pinte alkool dhe shpenzonte shumë para”. /burimi: tvklan.al

The post Horror në Greqi, shqiptarja vret dhe hedh në plehra foshnjën e saj appeared first on Zonë E Lirë.

Alessandra i bashkohet festës së Juventusit (Foto)

0

1 of 5











Juventusi nisi festën mbrëmjen e të dielën në Romë, teksa pas barazimit pa gola fitoi edhe titullin e 7 radhazi në Serinë A.

Edhe Alessandra Belloni nuk mungoi t’i bashkohej festës së bardhezinjve, duke pozuar me bluzën e skuadrës së saj të zemrës.

“Kampionët e Italisë jemi akoma ne”, shkruante modelja, tifoze e flaktë e bardhezinjve, në një postim në Instagram, ku ndiqen nga qindra mijëra fansa.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Precedenti “Tahiri”, grupi i Met Kananit kërkon “arrest shtëpie”

0

13 prej të dyshuarve si grupi i trafikantit Met Kanani dolën para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Por, duke marrë shembull nga rasti i ish-ministrit, Saimir Tahiri, avokatët e dy prej të dyshuarve kërkuan që klientët e tyre të mos lihen arrest me burg, por në arrest në shtëpi.

Sipas avokatit të Orges Islamit, kjo gjykatë tashmë ka vendosur një praktikë të arrestit shtëpiak për veprat e trafikut, madje sipas avokatit Alban Bengasi, edhe për persona me status të posaçëm. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”, mësohet të ketë thënë avokati, kërkesa e të cilit nuk u pranua nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Edhe i dyshuari Klinsi Aliaj kërkoi t’i jepet arrest shtëpiak. Përmes avokatit të tij, Lin Alia, i pandehuri këmbënguli të dërgohet në shtëpi me të njëjtin arsyetim.

Kjo gjykatë tha avokati, ka tashmë një praktikë, ku për vepra si trafiku jep arrest shtëpie.

“E dimë të gjithë rastin dhe le të mos të përmendim emra”, shtoi avokati.

Si funksiononte grupi i Kananit?

Klinsi Aliaj, 23 vjeç, gjatë hetimeve të zhvilluara nga prokurorja Elisabeta Imeraj del i implikuar në përgjime. I riu përmendet gjatë komunikimeve telefonike të anëtarëve të bandës nga i dyshuari tjetër, Mentor Muça.

Ai merr përsipër të transportojë hashash me një kamion nga Maqedonia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ky episod bën fjalë për ngjarje të ndodhura në 26 shkurt 2018, kur thuhej se droga do të kalonte kufirin e gjelbër me mushka, e më pas do të transportohej me një kamion tjetër nga Klinsi Aliaj deri në Strugë.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se grupi, i cili ka deri më tani 38 anëtarë të arrestuar në vende të ndryshme ka si udhëheqës Met Kananin, Bilbil Heqimin dhe Arvanit Ulndreaj.

Në hetimet që përfshinë Greqinë, Turqinë, Bullgarinë por edhe DEA-n amerikane, vetëm në një episod mes kufrit me Bullgarinë dhe Maqedoninë grupit i janë sekuestruar mbi tetë tonë kanabis.

Rasti më i fundit i goditjes së grupit, tha prokurorja Imeraj, ndodhi në 19 mars 2018 , ku u bllokuan 1.1 tonë drogë dhe mes 11 shqiptarëve të arrestuar u kap edhe baroni i drogës Met Kanani.

Ky i fundit shfaqet shpesh në komunikime telefonike me anëtarët duke folur herë shqip, herë anglisht e herë spanjisht.

Pikërisht gjatë këtyre bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim. Ajo quhet Serenela dhe në një rast Met Kanani i raporton asaj se Aliu i kishte kërkuar të shkonte në Ekuador.

“Shko!” i thotë Serenela. Komunikimi i fundit me të kërkuarën misterioze ndodhi tre ditë para se Met Kanani të arrestohet në Turqi.

Përgjimi

Serenela: Ti ça do të bësh?
Met Kanani: Unë, ja punë.
Serenela: Do të vazhdosh edhe ca thuaj.
Met Kanani: Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë.
Serenela: Inshallah do Zoti të ketë një çikë të drejtë rilindasi.

14 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Hoxhaj thotë se Kosova kurrë s’ka pasur situatë më të favorshme për aplikim në Këshill të Evropës

0

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, teksa ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme.

“Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia – shtet mik i……

Neni që obligon gjininë e nënkryetarit të Kuvendit përplas gratë dhe burrat deputetë

0

Posti i nënkryetarit të Kuvendit mund të jetë i kontestueshëm, nëse rregullorja e re e Kuvendit do të kalojë në lexim të dytë në Kuvend.

Në një nga pikat ceket se zëvendësi i parë i kryetarit apo kryetares së Kuvendit të jetë i gjinisë së kundërt, raporton KTV.

Por, kundër kësaj ka dalë deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj, i cili ka proceduar një amendament për t’u hequr kjo pikë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, thotë se ky amendament bie ndesh me……

Ka mbërritur në 52 numri i të vrarëve në Rripin e Gazës

0

Numri i palestinezëve të vrarë në protestat e sotme në pjesën kufitare në Rripin e Gazës, ka shkuar në 52, ndërsa më shumë se 2400 janë të plagosur.

Mijëra palestinez kanë protestuar sot në Rripin e Gazës, kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, raporton KP.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur numrin e viktimave, në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

SHBA hapi sot……

Kosova shënon 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, Veseli i kërkon njohjen e pavarësisë

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga institucionet izraelite që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se në të ardhmen, Kosova dhe shteti i Izraelit do të thellojnë bashkëpunimin në mes vete.

Veseli i bëri këto komente me rastin e shënimit të 70-vjetorit të pavarësisë së Izraelit, ngjarje e organizuar nga Bashkësia Hebreje “Best Israel Kosova”.

Kryetari i kësaj bashkësie, Ruzhdi Shkodra, ka thënë se këtë përvjetor e bën më……

Secilit prej rreth 40 punëtorëve “Llamkosi” i ka borxh nga rreth 3 mijë euro

0

Pas shumë kohë pritjesh, punëtorët e dikurshëm të fabrikës për përpunimin e çelikut të galvanizuar “Llamkos” nga Vushtrria kanë vendosur përfundimisht t’u kthehen protestave.

Të hënën, një pjesë e këtyre punëtorëve kanë protestuar para objektit, ku është e vendosur Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton KTV.

Por, takimi i mbajtur me drejtues të saj nuk solli ndonjë zgjidhje, pos shtyrje të sërishme.

Punëtorët kanë……

Vdiq aktorja e “Supermanit”

0

Aktorja Margot Kidder, e njohur për rolin e Lois Lane në filmat “Superman” gjatë viteve 1970-1980, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj, ndërsa shkaku i vdekjes akoma s’është bërë i ditur.

Kidder njihet edhe për rolet në “The Great Waldo Pepper”, e “R.L.Stine’s The Haunting Hour”.

Sa i përket rolit të Lanes në “Superman”, ajo e përsëriti këtë rol në filmat “Superman II” dhe “Superman III”.

Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës që çoi Saimir Tahirin në ‘arrest shtëpie’, dokumenti numëron 33 faqe

0

Vendimi, me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe. Report TV ka arritur të sigurojë kopjen e plotë të dokumentit. Nga raporti duket se nuk ka prova të panjohura dhe skandaloze dhe Prokuroria në këto gjashtë muaj ka arritur të zbulojë vetëm më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017, domethënë kur ai ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes së tij.
Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, i kërkuar edhe ai aktualisht për trafik droge.
Në ato përgjime Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamantë “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskesh zgjedhur në një dyqan të Romës. Një tregtar, me të vërtetë, ka konfirmuar se Habilaj bleu dy byzylykë (edhe pse me një vlerë më të ulët se ajo e deklaruar nga bosi), por pa e ditur se për kë ishin marrë ato.
Ndërsa tregtari i rrobave, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin. Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Madje, Moisi Habilaj pohon se nuk e ka takuar kurrë kushëririn-ministër personalisht.
Por, ai që e njihte dhe takohej shpesh me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij Audi A8. Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte patur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria ka gjetur prova se të dy ata janë takuar të paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri së bashku me gruan, prindët dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.
Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën Audi A8. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë Audin ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur. Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, së bashku me një ish-specialist të Delta Forcës.
Kontaktet mes Artan Habilajt dhe Saimir Tahirit ishin të njohura edhe më parë dhe, sidoqë problematike nga pikëpamja politike, nuk mund të mendohet se përbëjnë as tani një provë fajësie për ish-ministrin e Brendshëm. Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij sëbashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.
Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.
Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata, e cila ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti, ka vendosur se mund të mjaftojë arresti shtëpijak. Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës.

The post Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës që çoi Saimir Tahirin në ‘arrest shtëpie’, dokumenti numëron 33 faqe appeared first on Hapur.

‘Amerika do hap letrat kundër Ramës’, ja paralajmërimi i fortë i avokatit të njohur

0


Avokati Spartak Ngjela teksa merr në analizë situatën politike në vend shtron disa herë pyetjen se pse kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqje nga posti. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ngjela thekson se ky është moment i pakthyeshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa flet për ndëshkim dhe eliminim të korrupsionit. Sipas Ngjelës Rama dhe Berisha nuk janë në gjendje të kuptojnë se politika amerikane do të hapë letrat ndaj tyre.
REAGIMI I NGJELES
Sot janë tre shtete në botë, të cilët mbrojtjen amerikane e kanë domosdoshmëri të ekzistencës së tyre; këta janë: Shqipëria, Izraeli dhe Kosova.
Në funksion të kësaj, përpara shqiptarëve ngrihet kjo pyetje:
A ka mundësi sot të pranohet nga shqiptarët një kryeministër i papranueshëm nga politika amerikane?
Një kryeministër i tillë në Shqipëri sot nuk mund të jetë kryeministër as katër orë, sepse konsiderohet që është kundër interesit kombëtar shqiptar.
l.
Nëse e shohim me një optikë historike dhe me një analizë faktike dhe racionale, arrijmë në konkluzionin se siguria e Shqipërisë sot është e mbajtur nga faktori perëndimor, por është e kërcënuar nga faktori politik i korruptuar që qeveris në Tiranë.
E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga fqinjët agresivë dhe nga Rusia, dhe siguria shqiptare sot është e mbështetur tërësisht te mbrojtja amerikane, kurse shenjat janë që kryeministri aktual shqiptar është i papranueshëm nga politika amerikane.
Atëherë ç’pret ky kaqol, pse nuk e jep dorëheqjen?
Po politika e lartë socialiste çfarë pret, pse nuk e largon një kryeministër të tillë?

Të gjitha këto janë domosdoshmëri politike për qeverisjen shqiptare. Një situatë si kjo e sotmja është historike për shqipërinë dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është rasti i parë historik kur po kërkohet që me një reformë adeguate të vendoset moraliteti në Shqipëri.
Por kuptohet që konflikti midis Edi Ramës dhe politikës amerikane ka ardhur si pasojë e faktit që kryeministri shqiptar është kundër Reformës në Drejtësi në një kohë që kjo reformë është strukturuar për të vendosur në Shqipëri drejtësinë dhe moralitetin e qeverisjes. E pra, janë të shumtë këta të korruptuar që po të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare, eliminohen nga politika. Dhe prandaj janë bashkuar kundër Reformës. Por dita ditës po kuptohet që i gjithë veprimi i tyre kundërreformë është dëshpërim.
ll.
Shteti shqiptar ka njëqind vjet që drejtohet nga amoraliteti dhe dhuna e grabitja që vetë qeveritë shqiptate iu kanë bërë shqiptarëve. Por gjithmonë një situatë amorale në qeverisjen shqiptare ka pasur një mbështetje e cila i ka ardhur në ndihmë kësaj lloj qeverisjeje. Dhe kjo ka qenë ndihma e pistë e fqinjëve që janë pushtues të më shumë se dy të tetave të territorit real shqiptar.
Të gjithë këta pushtues, por sidomos qeveritë serbe, krijuan skemën e blerjes së krerëve që do të qeverisnin Shqipërinë. Dhe ia arritën që me këtë skemë të mbanin një Shqipëri të dobët, të varfër dhe pa aleanca të fuqishme me Perëndimin, sepse kanë qenë kryeministrat shqiptarë, të ardhur në pushtet prej tyre që kanë bllokuar zhvillimin shqiptar për interesat e tyre. E gjithë kjo politikë në thelb ka qenë në mbrojtjen e amoralitetit dhe korrupsionit të qeverive shqiptare. Dhe kjo histori vijoi edhe në këta 27 vjetët e paspërmbysjes së komunizmit në Shqipëri. Politika shqiptare e pas komunizmit shqiptar, që filloi në vitin 1992 dhe ka ardhur deri sot te Edi Rama, ka rënë në një esadizëm të kulluar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa këta janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që për interesat e tyre materiale dhe të pushtetit shkelin mbi këto dhe për çdo interes kombëtar.

lll.
Por, çfarë është esadizmi?
Esadizmi është një turp historik i shqiptarëve i cili në Europë nuk i ka ndodhur asnjë kombi apo një populli tjetër. Esadizmi është doktrina makabër e orientalizmit shqiptar, që, duke shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues territoresh, të krijonte një shtet neoosman shqiptar, ku Esat Toptani të jetonte me paratë e ardhura nga Beogradi dhe nga grabitja e shqiptarëve gjithë po sipas psikologjisë së pashait apo pashallëkut turk. Kurse Greqia dhe Serbia të ndanin Jugun dhe Veriun e Shqipërisë. Ndihma e Beogradit në këtë histori orientale shqiptare “ka qenë e pakursyer”. Ajo e ka këtë edhe sot një filozofi veprimi në Shqipëri: paguan hoxhallarë, hajdutë dhe çfardo lloj të korruptuari të rangjeve të larta politike, kundër zhvillimit shqiptar. Por burrat e mëdhenj të shtetit shqiptar, në vitin 1920 e shkallmuan esadizmin dhe shpëtuan Shqipërinë në Kongresin e Lushnjës. Esadizmi, edhe pse u shkatërrua, ai nuk vdiq, sepse në vitin 1924, esadizmi triumfoi sërish në Shqipëri me anë të Ahmet Zogut.
Dhe kjo doktrinë politike e shitjes së interesit kombëtar sipas motivit esadist drejt Beogradit dhe pushtuesve të territoreve shqiptare, po vijon ende. Politika e vitit 1992-1997 në funksion të Beogradit e çoi Shqipërinë dy herë në buzë të varrit: pasi e shkatërroi ekonomikisht në vitet 1992-1996, ajo kërkoi ta shpërbënte në vitin 1997. Por pikërisht këtu ndërhyri me forcë politika amerikane dhe e shpëtoi edhe Shqipërinë por edhe vetë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, sepse dy vjet më vonë, në vitin1999, ndihma amerikane, pasi i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja milosheviçiane, krijoi me forcën e armëve edhe shtetin e pavarur të Kosovës.
Që nga kjo kohë, Shqipëria në nëntëmbëdhjetë vjet është nën mbrojtjen amerikane, ka hyrë si anëtare e NATO-s por edhe në luftë me esadizmin shqiptar, i cili e vijoi jetën e vet në Shqipëri edhe pas vdekjes së Sllovodan Milosheviçit. Sot esadizmi shqiptar si orientalizëm neoosman dhe si forcë antiamerikane po drejtohet nga Berisha – Rama. Është orientalizëm i kulluar që drejtohet nga mediokriteti Rama që mendon të mundë Uashingtonin me Stambollin. Dhe Saliu pret. Kurse Uashingtoni po godet Ramën përditë me anë të Zërit të Amerikës për lidhjet e tij me diktatorin e Stambollit. Dhe ky është fakt tani që po dëgjohet përditë nga shqiptarët, të cilët e kanë dëgjuar nga Zëri i Amerikës, dhe do të vijojnë ta dëgjojnë.
Po ky Rama, pse nuk jep dorëheqjen?
lV
Kryeministri Edi Rama është në prag të ndëshkimit të tij për korrupsion.
Është implikuar dhe tani, i bashkuar me Berishën dhe Metën, po kërkojnë të shkatërrojnë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare për të shpëtuar veten me politikë esadiste.
Po a ka mundësi të ndodhë kjo?
A ka mundësi që politika amerikane e angazhuar kundër politikës orientale në Shqipëri t’i lërë këta të livadhisin kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor?
Nuk e kanë kuptuar dot ende këta që ndëshkimi dhe eliminimi i korrupsionit në Shqipëri është një moment historik i pakthyeshëm. Kurse Edi Rama dhe Sali Berisha ende nuk janë në gjendje të kuptojnë që politika amerikane, nëse do ta vijojnë ende reaksionin e tyre, do të hapë letrat kundër tyre përpara shqiptarëve. Reforma në Drejtësi është çështje e mbyllur, koha është tani krejt e pamëshirshme kundër korrupsionit shqiptar. Mjerë ai që ka futur duart te paratë dhe pronat e shqiptarëve!

The post ‘Amerika do hap letrat kundër Ramës’, ja paralajmërimi i fortë i avokatit të njohur appeared first on Hapur.

Lajmet e fundit te postuar